Komuna e Prishtinës e ka bllokuar një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza”, pasi kulmi i një ndërtese rrezikon të bjerë për shkak të erërave të fuqishme.
Në vendin e ngjarjes janë parë ekipe të zjarrfikësve dhe kamioni intervenues për heqjen e kulmit.
Komuna i ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes për shkak të erërave, raporton Ekonomia Online.