Biden: Bota kërcënohet nga “Armagedoni” bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden konsideron se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk tallet” kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas dështimeve që po pëson në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të enjten dha alarmin se bota është në prag të një katastrofe bërthamore, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

“Nuk jemi përballur me perspektivën e ‘Armagedonit’ që nga Kennedy dhe kriza me raketat në Kubë”, tha Biden.

Biden konsideron se presidenti rus Vladimir Putin “nuk tallet” kur flet për përdorimin e armëve bërthamore taktike pas dështimeve që po pëson në Ukrainë.

Presidenti rus Putin ratifikoi në fillim të këtij muaji marrëveshjet për bashkimin e rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe Kherson me Federatën Ruse.

Ai ratifikoi marrëveshjet pas referendumit, e cila u dënua nga Perëndimi duke u quajtur si “rrëmbim fals të tokës së huaj”.

Biden tha se ai e njeh Putinin “shumë mirë”, duke shtuar se “nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore apo armëve biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij është, mund të thuhet, dukshëm më e dobët”.

Forcat ukrainase po shënojnë përparime të ndjeshme në territoret e pushtuara më parë nga Rusia.

Kategoritë
BotaLajme