Avionët izraelitë sulmojnë qytetin jugor të Libanit me bomba me fosfor të bardhë në mes të tensionit

Tre shtëpi u shkatërruan në sulmet ajrore izraelite në fermat e pushtuara Shebaa në Libanin jugor

BEJRUT (AA) – Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një qytet në Libanin jugor me bomba me fosfor të bardhë, transmeton Anadolu.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit raportoi se sulmi shënjestroi vendbanimin Mtolleh në qytetin kufitar Khiyam.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Sipas të drejtës humanitare, përdorimi i fosforit të bardhë pa dallim në zonat e populluara është e paligjshme.

Sipas Anadolu-t, gjithashtu tre shtëpi u shkatërruan në sulmet ajrore izraelite në fermat e pushtuara Shebaa në Libanin jugor.

Granatimet e artilerisë izraelite u raportuan gjithashtu në Wazzani Wadi Hamoul dhe Dhayra në Libanin jugor.

Tensionat përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin janë rritur në mes të sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite, derisa Tel Avivi po vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë të paktën 37.700 njerëz që nga tetori i vitit të kaluar.

Kategoritë
BotaLajme