Autobusët e kompanisë ‘Ekspres-Tur’ në Prizren sulmohen për herë të dytë , policia fillon hetimet

Autobusët e kompanisë turistike “Ekspres-Tur” nga Prizeni sulmohen për here të dytë brenda një jave nga personat e panjohura, kompania ka njoftuar policinë të cilët kanë filluar menjëherë hetimet për të zbuluar autorët e këtyre veprimeve

Pronari i kompanisë ‘’Ekspres-Tur’’, Cumali Shantiri duke folur për rastin ka shprehur shqetësimin e tij i cili ka konsideruar se ky është një sulm ndaj kompanisë së tyre

‘’Brenda një jave na kan thy tre xhamat e autobusave të cilët ishin të parkuar, disa prej banorëve na njoftuan se xhamat janë thyer nga disa persona të panjohura të cilët natën vijnë dhe gjuajnë me gurë drejt autobusit dhe ikin, mendojmë se këto veprime janë qëllimisht për të sulmuar kompaninë tonë’’, tha Shantiri.

Policia ka filluar hetimet për të identifikuar autorët e sulmeve. Ndërkohë, Cumali Shantiri ka shprehur shpresën se autoritetet do të gjejnë përgjegjësit dhe do të merren hapat e nevojshëm për të siguruar sigurinë e pronës dhe personelit të kompanisë./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi