Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se forcat ruse po tentojnë të djegin fytyrat e ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut, me qëllim që të fshehin humbjet e tyre.
Sipas Zelenskyt, Rusia jo vetëm që po i përdor trupat koreano-veriore në luftime, por gjithashtu po tenton të fshehë humbjet e tyre në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.
“Derisa janë të trajnuar, atyre u ndalohet të shfaqin fytyrat. Çfarëdo prove më video për prezencën e tyre është fshirë nga forcat ruse. Dhe tani, pas betejave me trupat tona, rusët po tentojnë të djegin fytyrat e ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut”, ka shkruar Zelensky në Telegram.