Zelensky publikon momentin e bombardimit të një ndërtese banimi: Jetonin fëmijë e njerëz të zakonshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video që shfaq bombardimin e një ndërtese, për të cilën tha se jetonin njerëzit e zakonshëm, përfshirë edhe fëmijë.

“Tani për tani, zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë zjarri. Kjo nuk duhet të jetë “vetëm një ditë tjetër” në Ukrainë apo kudo tjetër në botë. Bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe për të mposhtur terrorin rus më shpejt dhe për të mbrojtur jetët”, ka thënë Zelensky në Twitter.

Ai sot ka bërë një vizitë surprizë në vijat e para të frontit në Bakhmut për të takuar ushtarët që po luftojnë atje.

Gjatë vizitës së tij, Zelenskiy “dëgjoi raporte mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e luftimeve në vijën e frontit”, thuhet në deklaratë.

Ai u fotografua gjithashtu me ushtarët, si dhe mbajti një moment heshtje në kujtim të atyre që kishin rënë në luftë.

“Jam i nderuar të jem sot këtu, në lindje të vendit tonë, në Donbas dhe t’i shpërblej heronjtë tanë, t’ju falënderoj, të shtrëngoj duart. Faleminderit që mbroni shtetin, sovranitetin, lindjen e Ukrainës”.

Kategoritë
BotaLajme