Sipas mediave ukrainase, sulmi i sotëm ndaj të paktën katër objekteve ushtarake ruse është quajtur “Operacioni Rrjeta” dhe është planifikuar dhe ekzekutuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Sipas informacioneve paraprake, dëmet ndaj avionëve dhe objekteve të ushtrisë ruse kapin tashmë shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa të dhënat mbi objektivat e goditur vazhdojnë të mbërrijnë.
Autoritetet ukrainase kanë zbuluar se operacioni është përgatitur për më shumë se 18 muaj, me theks të veçantë në aftësinë e forcave ukrainase për të futur kamionë të ngarkuar me dronë FPV thellë në territorin rus, për mijëra kilometra.
Zbulim i jashtëzakonshëm i inteligjencës
Për herë të parë, blogerë ushtarakë ukrainas publikuan fotografi të paneleve speciale të instaluara në kamionët, nga të cilët u lëshuan dronët FPV në drejtim të objektivave strategjikë.
Pasi qëndruan për disa ditë të fshehur në pozicionet e caktuara, dronët u aktivizuan në distancë dhe u drejtuan për të goditur bombarduesit strategjikë të ushtrisë ruse.
Sulm befasues për Rusinë
Operacioni “Rrjeta” i ka kapur tërësisht të papërgatitura sistemet kundërajrore dhe inteligjente të Federatës Ruse.
Ky operacion konfirmon edhe një herë aftësinë e forcave ukrainase për të goditur rëndë infrastrukturën dhe kapacitetet ushtarake ruse, edhe pa ndihmën direkte të armëve perëndimore.
Operacioni “Rrjeta” shënon një nga sukseset më të sofistikuara të inteligjencës dhe logjistikës ushtarake të Ukrainës gjatë luftës.