Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 329 mijë euro. Projekti do jetë shëtitorja afër “Urës së Gurit” në komunën e Vushtrrisë.
Nënshkrimi u bë ndërmjet kryetarit Ferit Idrizi dhe ministrit Fikrim Damka.
Kryetari Idrizi u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjes për të cilën tha se arrin vlerën prej 329 mijë euro.
“Sot kemi nënshkruar marrëveshje me ministrin Damka për financimin e një shëtitoreje, ku do përfshihen tri fusha, dy fusha tenisi, dhe një për sporte tjera, po ashtu edhe këndin e gjelbër, me vlerë 329 mijë euro, nga të cilat 200 mijë euro janë dhënë nga ministria.
Me këtë rast e falënderoj ministrin Danka, i cili po e mbështet vazhdimisht komunën e Vushtrrisë”.
Ndërkaq ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se kjo është hera e dytë që kjo ministri bashkëpunon me komunën e Vushtrrisë, duke thënë se është i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje që do ndihmoj në zhvillimin më të mirë të komunës së Vushtrrisë.
Damka shtoi se dikasteri i tij është e fokusuar në bashkëpunimet me qeverisjet lokale.