“Evropa është donatori më i madh i Sirisë. Këtë mbështetje duhet ta realizojmë me një fokus të ri. Ne duhet të fokusohemi në ristrukturim”, tha Von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan tha se “Shqetësimet legjitime të Türkiyes lidhur me sigurinë duhet të adresohen”, raporton Anadolu.
Von der Leyen zhvilloi një vizitë zyrtare në Türkiye, ku në Ankara u takua me presidentin Erdoğan.
Pas takimit, Von der Leyen dhe Erdoğan zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.
Duke folur për zhvillimet në Siri, presidentja e KE-së tërhoqi vëmendjen në shqetësimet e Türkiyes lidhur me sigurinë. “Shqetësimet legjitime të Türkiyes lidhur me sigurinë duhet të adresohen”, tha ajo.
“Evropa është donatori më i madh i Sirisë. Këtë mbështetje duhet ta realizojmë me një fokus të ri. Ne duhet të fokusohemi në ristrukturim”, shtoi Von der Leyen.