Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, dje në një intervistë në RTK, ka dhënë një deklaratë interesante. Ai ka akuzuar në mënyrë direkte ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn, se po e luan rolin e kukuvajkës. Në fakt, Vela për një kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Hoxhajt, në cilësinë e këshilltarit, pra e kritikoi ish-shefin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por Vela demantohet keq nga një deklaratë e ish-komandatit të KFOR-it, italianit.
Sidoqoftë, siç raportoi RTK, Vela ka deklaruar “se është pak cinike të dëgjojmë sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të asaj kohe që të luajnë rolin e kukuvajkës dhe të thonë se paskan zbuluar diçka të re që FSK-ja të kërkojë të ketë një miratim paraprak që të shkojë në veri.”
Pra Vela po e akuzonte, por pa ia përmendur emrin Hoxhajn, pasi Hoxhaj një kohë i ka mbajtur funksionet e zv.kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës. Dhe dje, Hoxhaj, tash në cilësinë e opozitarit, e kritikoi Qeverinë Kurti e presidenten Osmani për pamundësinë e dërgimit të njësive policore në veri pa konsultimin me KFOR-in, shkruan Nacionale.














