Vdes romancieri i veprave të spiunazhit John le Carré në moshën 89-vjeçare

Autori i “Tinker Tailor Soldier Spy” vdiq nga pneumonia e cila nuk ishte e lidhur me COVID-19.

Romancieri i veprave të spiunazhit dhe ish-spiuni britanik, John le Carré, ka vdekur nga pneumonia në moshën 89-vjeçare, njoftoi agjenti i tij.

“Me trishtim të madh unë duhet të ndaj lajmin se David Cornwell, i njohur në botë si John le Carré, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër (që nuk ishte e lidhur me COVID-19) në Cornwall të shtunën në mbrëmje, 12 dhjetor, 2020”, tha Jonny Geller në një deklaratë.

“Ne kemi humbur një figurë të shkëlqyer të letërsisë angleze, një njeri me zgjuarsi të madhe, dashamirësi, humor dhe inteligjencë. Kam humbur një mik, një mentor dhe një frymëzim”, shtoi ai.

I lindur si David Cornwell në vitin 1931, Le Carré punoi për shërbimet britanike të inteligjencës MI5 dhe MI6 gjatë viteve 50 dhe 60.

Le Carre është i njohur për veprat e tij të tilla si: “The Spy Who Came in from the Cold” (1963), “The Looking Glass War” (1965), “Tinker Tailor Soldier Spy” (1974), “Smiley’s People” (1979), “The Little Drummer Girl” (1983), “The Night Manager” (1993), “The Tailor of Panama” (1996), “The Constant Gardener” (2001), “A Most Wanted Man” (2008) and “Our Kind of Traitor” (2010).

Shefi aktual i MI6, Richard Moore, gjithashtu shprehu ngushëllime për Le Carré në Twitter.

“Me keqardhje dëgjova lajmet për John Le Carré. Një gjigant i letërsisë që la gjurmët e tij në MI6 përmes romaneve të tij të shkëlqyera. Mendimet e mia janë me familjen, miqtë dhe simpatizantët e tij. Ngushëllime nga të gjithë në River House”, shkroi Moore.

Kategoritë
Kulturë