Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

I është dhënë lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku. Ai është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, raporton EO.

Ceremonia e varrimit të Bunjakut ka filluar nga ora 16:00, ndërsa ritet fetare janë kryer nga myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Në varrimin e policit të ndjerë kanë marrë pjesë shumë qytetarë e figura politike. Aty janë parë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla…

Përkrah krerëve shtetëror, kanë marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i BE-së, Tomas Szunyog..

Bunjaku sot është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur atë “frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi