Vance: Trump mund të ndërmarrë “veprime të mëtejshme” për ta ndaluar pasurimin e uraniumit nga Irani

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, thotë se presidenti Donald Trump “mund të vendosë se ka nevojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme” për ta ndaluar programin bërthamor të Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se Irani ka “pasuruar uraniumin shumë mbi nivelin e nevojshëm për çdo qëllim civil”, dhe se presidenti i SHBA-së “mund të vendosë se ka nevojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të ndaluar pasurimin iranian”.

Vance lavdëron “përmbajtjen e Trumpit në mbajtjen e fokusit të ushtrisë sonë” në mbrojtjen e trupave dhe civilëve, dhe thotë se ende nuk ka parë “asnjë argument të mirë përse Irani ishte i justifikuar t’i shkelte obligimet e tij për mosproliferim”.

Ai përfundon me një sigurim se Trump “është i interesuar vetëm ta përdorë ushtrinë amerikane për t’i arritur qëllimet e popullit amerikan”.

“Çfarëdo që të bëjë, ky është fokusi i tij”.

Kategoritë
BotaLajme