Është bërë i ditur orari i varrimit të Hanne Akmadžić (15), njërës nga 10 viktimat e të shtënave tragjike në një shkollë në Graz.
Ajo u vra në moshën 15-vjeçare. Namazi i xhenazes për Hannën do të falet më 14 qershor në orën 17:30 në Varrezat e Reja Livade, në xhematin Turija në Bihaq. Nisja e kortezhit do të bëhet nga shtëpia familjare Kendić.
Ndër të pikëlluarit janë babai, nëna, vëllai dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes.
Rinia myslimane e Austrisë organizoi dje një komemoracion në Rathausplatz, sheshi kryesor i Grazit, për viktimat e të shtënave.
Në komemoracion
Vëllai i vajzës së vrarë me prejardhje nga Bosnja mbajti një fjalim emocional:“Është e vështirë të besohet se duhej të humbnim një vajzë kaq plot jetë, energjike, e guximshme dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar, kaq herët. Faleminderit për vitet që pata fatin t’i kaloj me ty. Ishte motra që gjithmonë kam dashur të kem. Na mungon dhe të duam shumë,” tha ai.
Kujtojmë se në të shtënat në Graz u vranë dy persona me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.