Ushtria izraelite ka deklaruar se ka kryer sulme ajrore ndaj të paktën gjashtë aeroporteve në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit.
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X, Izraeli njoftoi se mjetet ajrore të komanduar në distancë kanë shkatërruar 15 avionë dhe helikopterë iranianë.
Në fotografinë e bashkangjitur deklaratës, si objektiva të sulmeve përmenden aeroportet Mehrabad, Mashhad dhe Dezfu.
“Në këto sulme janë dëmtuar pistat, bunkerët nëntokësorë, një avion për furnizim me karburant si dhe avionë të tipit F-14, F-5 dhe helikopterë AH-1 që i përkasin regjimit iranian”, thuhet në deklaratë që e transmeton Al Jazeera.
Po ashtu, sipas ushtrisë izraelite, aktualisht është pamundësuar ngritja e avionëve nga këto aeroporte.
Deri më tani, Irani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këto pretendime izraelite.