Mes Juventusit dhe Napolit, Sancho është përcaktuar se ku dëshiron të luajë

Mes Juventusit dhe Napolit, Sancho është përcaktuar se ku dëshiron të luajë

Sipas Sky Italia, Jadon Sancho ka zgjedhur Napolin si destinacionin e tij të preferuar këtë verë.

Anësori i Manchester United është kontaktuar nga Napoli dhe Juventusi pasi u bë e qartë se rikthimi në Bundesliga nuk ishte i mundur.

Megjithatë, Napoli ishte klubi i parë që shfaqi interesim, prandaj ata janë bërë opsioni i parë i Sanchos.

Më parë, u raportua se skuadra e Antonio Contes e konsideronte çmimin e kërkuar prej 25 milionë eurosh të Man United shumë të lartë.

Paga e Sanchos gjithashtu përbën një pengesë, por që anglezi raportohet se ka pranuar ta ulë atë.

Kategoritë
LajmeSport