Një deklaratë, ushtria izraelite tha se një valë e re e sulmeve raketore aktivizoi sirenat e sulmit ajror në Izraelin qendror dhe verior.
Ushtria izraelite njoftoi se Irani nisi një valë të dytë sulmesh me raketa ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.
Një deklaratë, ushtria izraelite tha se një valë e re e sulmeve raketore aktivizoi sirenat e sulmit ajror në Izraelin qendror dhe verior.
Ushtria izraelite tha se mbrojtja ajrore po punonte për të kapur raketat iraniane.
Transmetuesi izraelit “Channel 12” tha se mbi 15 raketa u lëshuan nga Irani në Izrael, me shpërthime të dëgjuara në Kuds dhe në qytetin jugor të Ashdodit.
Sirenat u dëgjuan në qytetin verior të Haifës, në Kuds dhe në vendbanimet izraelite në kufi me Rripin e Gazës, tha transmetuesi.
Sipas gazetës “Maariv”, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan për 40 minuta në Izrael, koha më e gjatë e regjistruar që nga fillimi i konfliktit.
Ende nuk ka informacione në lidhje me lëndime ose dëme.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.
Në Iran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.
Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi më 21 qershor se numri i përgjithshëm i viktimave civile në sulmet izraelite ishte 430 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 3.500.
Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se 24 persona u vranë dhe 1.272 u plagosën në hakmarrjet e kryera nga ushtria iraniane.
Shumë vende, veçanërisht Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.