Ushtarët polakë të KFOR-it të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) kryen “një patrullë zbulimi” përgjatë kufirit me Serbinë në veri të vendit.
“Patrullime të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe rutinore, janë esenciale për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-E-së”, tha KFOR në njoftim.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.