Turqi: Dy balona me ajër të nxehtë u rrëzuan, një person humbi jetën

Dy balona me ajër të nxehtë u rrëzuan të dielën në pjesën qendrore të Turqisë, ku si pasojë një person humbi jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, sipas raportimeve të mediave lokale.

Aksidenti ndodhi pranë luginës Ihlara në provincën Aksaray, raportoi agjencia private e lajmeve Ilhas dhe media të tjera.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të balonëve, as identiteti i viktimës dhe personave të plagosur, apo shtetësia e tyre.

Udhëtimet me balon janë një atraksion i njohur turistik në Kapadoki, Turqi.

Rajoni i Kapadokisë është një vend ku bukuria natyrore dhe historia bashkohen, duke formuar një nga peizazhet më të mrekullueshme në botë.

Kategoritë
BotaLajme