Trump thotë se Irani dëshiron të flasë për uljen e tensioneve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në konferencën e G7 në Kanada.

Duke u shfaqur përkrah udhëheqësit të Kanadasë, Mark Carney, Trump thotë se Irani “nuk po e fiton këtë luftë” dhe dëshiron të flasë për uljen e tensioneve në konfliktin me Izraelin, të cilin e përshkruan si “të dhimbshëm për të dyja palët”.

“Ata duhet të flasin menjëherë para se të jetë tepër vonë.”

Trump u pyet më pas se çfarë do të duhej që SHBA-të të përfshiheshin ushtarakisht në konflikt, të cilit ai iu përgjigj se nuk donte të fliste për këtë, ka raportuar BBC,

Kategoritë
BotaLajme