Duke vënë në dukje se ai “nuk tha se po kërkonte një armëpushim” me Iranin kur u largua nga Kanadaja, Trump tha se po kërkon një “fund të vërtetë” duke i kërkuar Iranit të braktisë plotësisht planet e tij për armë bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohoi se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Iranit nuk do të ngadalësohen, transmeton Anadolu.
I kthyer nga Samiti i Liderëve të G7 në Kanada, Trump foli me gazetarët në Air Force One.
Trump tha se “dëshiron një fund të vërtetë” të marrëveshjes mbi programin bërthamor me Iranin dhe theksoi se do të ndiqte zhvillimet në Lindjen e Mesme nga Dhoma e Situatave e Shtëpisë së Bardhë.
Duke vënë në dukje se ai “nuk tha se po kërkonte një armëpushim” me Iranin kur u largua nga Kanadaja, Trump tha se po kërkon një “fund të vërtetë” duke i kërkuar Iranit të braktisë plotësisht planet e tij për armë bërthamore.
“Do ta zbuloni brenda një ose dy ditësh. Askush nuk është ngadalësuar ende”, tha Trump.
Ai tha se donte që “njerëzit të ishin të sigurt” në lidhje me evakuimet nga Teherani.
Presidenti Trump tha gjithashtu se nuk kishte parë ndonjë shenjë që Koreja e Veriut ose Rusia ta ndihmonin Iranin.
– Witkoff ose Vance mund të shkojnë në bisedime me Iranin
Lidhur me dërgimin e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose Zëvendëspresidentit JD Vance, për t’u takuar me përfaqësues të Irant, Trump tha “ndoshta” dhe shtoi: “(Por kjo) varet nga ajo që do të ndodhë kur të kthehem”.
Duke vlerësuar se Irani “e di të mos e prekë ushtrinë amerikane”, Trump tha se SHBA-ja do të reagonte “ashpër” nëse qytetarët e tyre dëmtohen.
Kur u pyet nëse përfshirja e SHBA-së do ta shkatërronte programin bërthamor të Iranit, Trump tha se shpresonte që ai të shkatërrohej shumë kohë më parë.