“Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit. Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani”, tha Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli dhe Irani “së shpejti” do të kenë paqe dhe se shumë takime po zhvillohen për ta arritur këtë.
“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do ta bëjnë një marrëveshje”, tha Trump në rrjetet sociale.
Komentet e tij erdhën derisa Izraeli dhe Irani shkëmbyen raunde të reja sulmesh gjatë ditës së sotme. Konflikti filloi të premten herët kur Izraeli sulmoi objektet ushtarake dhe bërthamore iraniane dhe vrau disa komandantë dhe shkencëtarë të lartë iranianë.
“Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani”, tha Trump.
Presidenti amerikan pretendoi se “nuk merr kurrë merita për asgjë”, duke shtuar se “kjo është në rregull, populli e kupton”.
“Bëjeni Lindjen e Mesme të madhe përsëri”, tha ai.