Trump flet hapur: “Jam njeri fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”

Trump flet hapur: “Jam njeri fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CBS News, deklaroi se si person fetar shpreson të shkojë në parajsë, por pranoi se nuk mund t’i falë armiqtë e tij politikë.

Gazetari i CBS News, Ross Douthat, e pyeti Trumpin, i cili u ka mbijetuar disa tentativave për atentat, se çfarë mendon se do të ndodhë me të pas vdekjes.

Trump fillimisht iu përgjigj: “Epo, shpresoj që njerëzve t’u mungoj”.

Kur Douthat sqaroi se pyetja kishte të bënte me vendin ku mendonte se do të shkonte pas vdekjes, Trump tha:

“Epo, unë jam njeri fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj. Nuk dua të shkoj në ferr”.

Më pas, gazetari e pyeti nëse do të ishte në gjendje t’i falte kundërshtarët e tij politikë për të hyrë në parajsë.

“Përgjigjja është jo. Dua të jem i sinqertë, jo”, u përgjigj Trump.

Ai shtoi se përgjigjja më e lehtë do të ishte të thoshte se mund t’i falte, por pranoi:

“Me shumë gjasë nuk mund ta bëj këtë, jo, sepse disa nga armiqtë e mi i urrej vërtet dhe do t’i urrej gjithmonë”.

Në intervistën e publikuar të dielën nga CBS News, Trump foli gjithashtu për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ekonominë, Iranin dhe politikat e imigracionit.

Kategoritë
BotaLajme