Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për Fox News se ishte në dijeni paraprakisht për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por theksoi se ushtria amerikane nuk mori pjesë në këtë operacion.
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të synojnë kthimin në tryezën e bisedimeve me Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor.
“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të rikthehemi në negociata. Do të shohim,” u shpreh ai.
Ai shtoi se disa figura të larta të udhëheqjes iraniane janë vrarë gjatë sulmit dhe komentoi se “disa njerëz nga udhëheqja nuk do t’i shohim më”. Po ashtu, bëri të ditur se administrata e tij kishte kontaktuar me një aleat kyç në Lindjen e Mesme pak para sulmit, por nuk e zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë.