Presidenti amerikan theksoi se një “situatë e tmerrshme” po ndodh në Gaza.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se një armëpushim në Rripin e Gazës do të arrihet së shpejti.
“Mendoj se është afër,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur u pyet se sa afër është administrata e tij me një marrëveshje për sa i përket një armëpushimi në Gaza.
“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, tha Trump.
Presidenti amerikan theksoi se një “situatë e tmerrshme” po ndodh në Gaza.