Tjetër goditje me raketa balistike nga Irani, bien sirenat e sulmeve ajrore në Izrael

Sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në pjesë të mëdha të territorit izraelit pasditen e sotem, duke sinjalizuar një tjetër përshkallëzim të situatës në rajon.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan në një deklaratë të shkurtër të publikuar në platformën X se: “Irani po sulmon sërish”.

Në një deklaratë të mëvonshme, ushtria izraelite bëri të ditur se Irani kishte lëshuar disa raketa në drejtim të Izraelit gjatë orës së fundit.

“Shumica e tyre janë ndërprerë nga sistemet tona të mbrojtjes ajrore,” theksoi IDF.

Brenda një ore, Komanda e Mbrojtjes Civile në Izrael njoftoi se qytetarët mund të largohen nga strehimet e bombave, duke dhënë sinjalin “i sigurt” pas kalimit të rrezikut të menjëhershëm.

Kategoritë
BotaLajme