“Ti je bir kur*e”, kështu reagoi gruaja turke në momentin e djegies së Kuranit nga Paludan

Rasmus Paludan, një shtetas i dyfishtë i Danimarkës dhe Suedisë, ka vënë sërish në shënjestër Kuranin.

Autoritetet suedeze autorizuan aktin e neveritshëm të 41-vjeçarit Paludan përpara ambasadës turke në Stokholm.

Një rreth sigurie u krijua nga policia suedeze rreth Paludanit, i cili doli para Ambasadës.

Paludani, i cili u mor në mbrojtje, dogji librin e shenjtë të Islamit, të cilin e hodhi në tokë. Në kamerë është pasqyruar reagimi i gruas turke që në atë kohë shikonte liderin e Partisë Drejtim të Shtrënguar (Stram Kurs).

 

Janë regjistruar momentet kur gruaja reagoi dhe tha “Ti je bir kurve”. U pa se Paludan u kthye dhe shikoi turken në momentin e reagimit.

Kategoritë
BotaLajme