Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 172 qendra të testimit.
Sipas njoftimit të ministrisë nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi.
“Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara”, thuhet në njoftimin nga MASHT.
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025.
“MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe zbatimin e Testit të Arritshmërisë për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet tutje në njoftim.