Të paktën pesë persona u vranë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën, sipas raportimeve të mediave lokale dhe botërore.
Megjithatë, bëhet fjalë për raportime ende të pakonfirmuara nga autoritetet vendasese, përcjell Telegrafi.
Disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues, raportoi transmetuesi shtetëror ORF duke cituar shtypin lokal.
Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet.
Një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme.
Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.
Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s. /Telegrafi/
Nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën ka mbetur të paktën një person i vdekur, sipas raportimeve të mediave në Austri.
Sipas tyre, përcjell Telegrafi, policia konfirmoi një “operacion të madh në vazhdim”.
Media austriake raportoi të martën të shtënat me armë zjarri kishin ndodhur në një shkollë në Graz, kryeqytetin e Styria-s.
Sipas faqes së lajmeve Krone, autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.
Policia tha në faqen e mediave sociale X se një operacion i vazhdueshëm ishte duke u zhvilluar në Dreierschützengasse, Graz, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ata i thanë medias shtetërore ORF se disa patrulla dhe njësia speciale Cobra ishin të përfshira në operacion.
Ndërkohë policia ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se “sipas gjetjeve fillestare, të shtëna u dëgjuan në një shkollë. Publikut i këshillohet të shmangë këtë zonë dhe të ndjekë udhëzimet e forcave të sigurisë në vendngjarje”.