Sylvester Stallone do të shfaqet në vazhdimin e ri të “The Suicide Squad”

Sylvester Stallone do të bashkohet me kastin e “The Suicide Squad”, konfirmoi regjisori i filmit James Gunn.

Gunn dha lajmin përmes profilit të tij në Instagram, duke postuar një foto me Stallone.

“Më pëlqen sa herë që punoj me Stallone, këtë herë nuk ishte ndryshe. Megjithëse Sly është një yll i madh i filmit, shumë akoma nuk e kuptojnë plotësisht se sa aktor i shkëlqyer është ai,” shkroi Gunn.

Kategoritë
Kulturë