Sulmi në kampin e refugjatëve në Nuseirat, raportohet për 210 të vdekur

Forcat izraelite filluan ‘një sulm brutal të paprecedentë në kampin e refugjatëve Nuseirat’, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra, ka thënë Zyra e Mediave të Qeverisë së Gazës.

Sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës, ‘masakra izraelite që ndodhi në kampin e refugjatëve Nuseirat ka çuar në vrasjen e 210 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 400’.

Në një deklaratë në kanalin e saj zyrtar Telegram, zyra e mediave tha se të lënduarit u dërguan në spitalin Al Awda në kamp dhe në Spitalin e Martirëve Al Aksa në Deir el-Balah

Konflikti mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Një pjesë e pengjeve janë liruar në kuadër të një armëpushimi njëjavor në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa disa besohet edhe që kanë vdekur.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kategoritë
BotaLajme