Spanja thyen heshtjen evropiane: “Duhet të vendosim embargo ndaj Izraelit”

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, bëri thirrje të martën për vendosjen e një embargoje ndaj Izraelit për shitjen e armëve përkohësisht, derisa të zgjasë lufta në Gaza, dhe apeloi për rifillimin e negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

“Ne jemi partneri më i madh tregtar i Izraelit në botë – Bashkimi Evropian. Duhet që, si partnerë evropianë, të vendosim embargo për armët, pra të ndalojmë shitjen e armëve ndaj Izraelit për sa kohë që kjo luftë vazhdon,” deklaroi Albares.

Ai tha se dëshiron që Bashkimi Evropian të veprojë në mënyrë të ngjashme si pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, me qëllim që të arrihet paqja.

Ministri shprehu keqardhje për mungesën e shenjave të deeskalimit mes Izraelit dhe Iranit dhe bëri thirrje për rifillimin e dialogut me Iranin mbi programin e tij bërthamor.

Kategoritë
BotaLajme