Si do të ndikojë në Ballkan vazhdimi i pushtimit rus të Ukrainës, a rrezikohet Kosova nga një konflikt?

Dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shtrohet pyetja se si ai konflikt reflektohet politikisht në Ballkan, duke pasur parasysh ndikimin që Moska po përpiqet të ketë në vendet e asaj zone. Kjo pyetje është shpesh në fokusin e politikanëve dhe analistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetja që shtrohet është, çfarë pret Rusia dhe a do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin me gjithë frontin e hapur në Ukrainë në luftën që po hyn në vitin e tretë?Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretare kryesore për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin amerikan të Shtetit, tha në një intervistë për Shërbimin ukrainas me rastin e dyvjetorit të fillimit të pushtimit rus, se Moska e ka treguar me veprimet e saj se nuk heziton aspak të destabilizojë vendet që i sheh si të pambrojtura.

Kategoritë
BotaLajme