Shpërthim në Moskë, vritet kreu i trupave bërthamore të Rusisë

Kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore të Rusisë, Igor Kirillov dhe zëvendësi i tij kanë humbur jetën në një shpërthim në hyrje të një pallati në Moskë

Kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore të Rusisë, Igor Kirillov dhe zëvendësi i tij kanë humbur jetën në një shpërthim në hyrje të një pallati në Moskë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Komitetit Hetues Rus thuhet se ka ndodhur një shpërthim në hyrje të një pallati në rrugën “Ryazan” në Moskë.

Në deklaratën ku jepet informacion se shpërthimi ishte shkaktuar nga një eksploziv i punuar me dorë, thuhet se komandanti i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike, Kirillov dhe zëvendësi i tij humbën jetën.

Në deklaratë thuhet se lidhur me incidentin kanë nisur hetimet.

Kategoritë
BotaLajme