Shkarkimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Ugljanin: Sot nis rrjedhja e afatit 30 ditor për organizimin e peticionit

Shkarkimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Ugljanin: Sot nis rrjedhja e afatit 30 ditor për organizimin e peticionit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se sot ka filluar rrjedhja e afatit 30 ditor për organizimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës pasi është njoftuar nga iniciuesit e peticionit dhe të njëjtëve ua ka dorëzuar formatet, pas dritës së gjelbër që ka marrë nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se sot ka filluar rrjedhja e afatit 30 ditor për organizimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës pasi është njoftuar nga iniciuesit e peticionit dhe të njëjtëve ua ka dorëzuar formatet, pas dritës së gjelbër që ka marrë nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Ata janë kanë më kanë njoftuar. I kanë marrë letrat. Edhe një letër e kanë nënshkruar, që u mbajt takimi në 15:30 që i kanë kryer obligimet si iniciues për peticion, janë nënshkruar,  ku jam nënshkruar edhe unë. Dokumenti është te unë dhe do të dorëzohet në MAPL, dhe procedura mundet me ia nisë”, ka sqaruar ai për Gazetën Express.

Ugljanin ka konfirmuar se brenda 30 ditësh duhet organizuar peticioni bazuar në Udhëzimin e MAPL-së.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova