Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat

Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat

Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.

Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.

Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.

Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestues të tjerë kanë vijuar të qëndrojnë në shesh, ku situata për momentin vijon të jetë e qetë

Kategoritë
LajmeVendi