Ivan Cantu, i dënuar me vdekje për vrasjen brutale të dy personave, në deklaratën e tij në gjykatë tha se kushëriri i tij është vrarë nga një shpërndarës droge me të cilin kishte mosmarrëveshje për para
Ivan Cantu, i cili vrau kushëririn dhe të dashurën e tij rreth 23 vjet më parë, është ekzekutuar në SHBA, raporton Anadolu.
Ekzekutimi i tij është kryer me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Huntsville të Alabamas, ku ai vuante dënimin.
Pak para ekzekutimit, Cantu 50-vjeç, i cili pretendonte se nuk i ka kryer vrasjet, kërkoi vazhdimin e hetimeve për të vërtetuar se ai nuk “duhet ulur në karrige”.
Policia gjeti pantallona të përgjakur që përputheshin me ADN-në e viktimave në shtëpinë e Cantu-s dhe gjurmë gishtash në këllëfin e armës së përdorur në vrasje.
Në vitin 2000, Cantu u dënua për vrasjen e kushëririt të tij James Mosqueda (27) dhe të dashurës së tij Amy Kitchen (22).
Cantu, i cili u dënua me vdekje për vrasjen brutale të dy personave, në një deklaratë në gjykatë tha se kushëriri i tij u vra nga një shpërndarës droge me të cilin kishte mosmarrëveshje për para.