PSG mbrëmë u shpall për herë të parë kampion i Evropës, pasi e shkatërroi Interin me rezultat 5:0, dhe megjithëse ndoshta lojtari më i mirë i skuadrës, Ousmane Dembélé, nuk shënoi në finale, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm.
Ylli francez regjistroi dy asistime vendimtare – në minutën e 20-të për Doué për 2:0 dhe në minutën e 73-të për Kvaratskhelian për 4:0.
Kështu, Dembélé kurorëzoi një sezon fenomenal, të cilin e mbylli me 54 ndeshje, 35 gola dhe 13 asistime, duke kontribuar direkt në 48 gola të PSG-së.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i Ligue 1, dhe këtë sezon fitoi katër trofe:
- Ligue 1
- Kupa e Francës
- Superkupa e Francës
- Liga e Kampionëve
Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, Dembélé është një kandidat i ligjshëm për Topin e Artë.
Në festën e madhe të triumfit në Ligën e Kampionëve, atij i bënë shoqëri gruaja e tij marokene dhe vajza e tyre dyvjeçare.