Pavarësisht se në Marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar në mars të këtij viti, në një prej neneve thuhet se Kosova dhe Serbia s’duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit, Serbia vazhdon ta bëjë të kundërtën duke shkelur kështu marrëveshjen.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, Tobias Flessenkeper, të cilit ia ka shprehur “papranueshmërinë e kërkesës së Kosovës”, për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Serbisë:
“Ministri Dacic falënderoi Flesenkemperin për gjithçka që është arritur në mandatin e shefit të Zyrës së KiE-së në Beograd. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes që KiE na ofron prej dy dekadash në procesin e reformave, në rrugën drejt anëtarësimit tonë të plotë në BE, përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.








