Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, reagoi ndaj sulmit amerikan ndaj Iranit duke e quajtur atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, reagoi ndaj sulmit amerikan ndaj Iranit duke e quajtur atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Jam thellësisht i shqetësuar për përdorimin e forcës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit sot. Kjo është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në prag – dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Guterres.

Ai shprehu frikën se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

“Ekziston një rrezik gjithnjë e më i madh që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, për rajonin dhe për botën,” theksoi ai.

Guterres u bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të de-përshkallëzojnë dhe të respektojnë detyrimet e tyre sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Në këtë moment të rrezikshëm, është thelbësore të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. Rruga e vetme përpara është diplomacia. Shpresa e vetme është paqja,” përfundoi Guterres.

Kategoritë
BotaLajme