

Në media është raportuar se sot qytetarët serbë kanë nisur nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Por, kjo mbetet ende e pa konfirmuar pasi që kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexgat Ugljanin, thotë se s’ka informacion.
“Nuk kam informacion. Ata është dashur që të më informojnë mua si kryesues, ashtu si ishte e paraparë në Udhëzimin Administrativ”, tha Ugljanin.Ai shtoi se nëse kjo ka ndodhur, do ta informojë menjëherë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Ata do të duhej të komunikonin me mua. Domethënë të tregojnë se ku po do të mbahet ky proces. Cilin objekt komunal?”, tha ai.
