Putin ngacmoi një ministër në një mbledhje kabineti: Çfarë po bën, budalla? Ku janë ato kontrata?

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë dje në një takim të ministrave në qeverinë e këtij vendi dhe gjatë takimit i ka drejtuar një sërë kritikash zëvendëskryeministrit Denis Manturov.

Përkatësisht, Manturov, i cili është edhe ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, e ka njoftuar Putinin për progresin në nënshkrimin e kontratës në fushën e aviacionit për vitin 2023.

Ndër të tjera ai theksoi se janë dërguar porosi për avionë të rinj, ushtarakë dhe civilë. Pikërisht kjo fjali e shqetësoi më shumë Putinin, i cili i dha një leksion të shkurtër Manturovit.

“Nuk ka kontrata solide Denise. Ata nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Gjithçka po zgjat shumë, pres që të shpejtoni gjithçka. Nuk ka kontrata për bizneset në 2023. A e kuptoni se çfarë jam po flasim?”, tha Putin.

Pas kësaj, Manturov u përpoq t’i shpjegonte presidentit rus se si ekzistojnë kontratat.
“Zoti Putin, ne kemi kontrata brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Në kontratën për prodhimin e helikopterëve janë edhe kompanitë e lizingut. Ne kemi gjithçka gati për kontratat për aviacionin”, tha Manturov.

Ky shpjegim nuk i shkonte as Putinit.

“Z. Manturov keni skica, nuk keni kontratë, të flasim pas mbledhjes, e di që nuk ka kontrata me kompanitë, më thanë drejtorët, çfarë po mashtroni, kur do të ketë kontratat?”, përfundoi Putin.

Kategoritë
BotaLajme