Pronarët e Liverpoolit po synojnë të blejnë aksionet e klubit të njohur nga La Liga

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, janë të interesuar për të blerë aksionet e klubit spanjoll Getafe. 

Pronarët amerikanë të Liverpoolit, FSG, janë të interesuar për të blerë Getafen, sipas një raportimi nga Marca. 

FSG janë të interesuar që të krijojnë një model ku kanë në pronësi disa klube të futbollit, njësoj si pronarët e Manchester Cityt. 

Si një klub me traditë në elitën e futbollit spanjoll dhe me kapacitet për të zhvilluar lojtarë të rinj, FSG e sheh Getafen si një investim të arsyeshëm. 

Drejtori sportiv i Liverpoolit, Michael Edwards kishte folur më parë për këto ambicie që kanë ata. 

“Ne jemi të përkushtuar për të blerë dhe menaxhuar një klub tjetër, duke e zhvilluar më tej këtë pjesë të organizatës. Të qëndrosh konkurrues kërkon investime dhe zgjerim të portofolit tonë aktual në futboll”, ka thënë ai. 

Një pengesë për këtë ambicie mund të jetë vullneti i presidentit të Getafes, i cili ka shprehur dëshirën të qëndrojë në krye të klubit edhe për dy vite të tjera përpara se ta shesë atë. 

Kategoritë
LajmeSport