Profesorët gjermanë kritikojnë dhunën policisë ndaj protestuesve propalestinezë në universitete

“Mbrojmë të drejtën për protestë paqësore, e cila përfshin gjithashtu pushtimin e ambienteve të universitetit”, thanë mbi 100 profesorë në një deklaratë

Më shumë se 100 profesorë me bazë në Gjermani shprehën sot mbështetjen e tyre të fortë për kampet protestuese pro Palestinës në ambientet e universiteteve, ndërsa kritikuan shtypjen e dhunshme të policisë, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë dëbimin e kampit protestues në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU Berlin) nga policia dhe mbrojmë të drejtën e tyre për protestë paqësore, e cila përfshin gjithashtu pushtimin e ambienteve të universitetit”, thanë ata në një deklaratë.

Grupi akuzoi menaxhmentin e universitetit për nënshtrimin e demonstruesve ndaj “dhunës policore”.

Ata i bënë thirrje “menaxhmentit të universitetit të Berlinit që të përmbahet nga operacionet e policisë kundër studentëve të tyre dhe nga ndjekja e mëtejshme penale”.

“Dialogu me studentët dhe mbrojtja e universiteteve si hapësira për publikun kritik duhet të kenë përparësinë kryesore – që të dyja këto janë në mospërputhje me operacionet e policisë në kampus”, theksohet më tej.

Universitetet gjermane, mes tyre në Berlin, Frankfurt, Leipzig dhe Bremen, kanë qenë skena të protestave masive të studentëve kundër ofensivës vdekjeprurëse ushtarake të Izraelit në Gaza.

Demonstratat në solidaritet me palestinezët nën rrethimin izraelit në Gaza janë përhapur në kampuset universitare në SHBA dhe Evropë javët e fundit.

Më shumë se 2.000 njerëz janë arrestuar në kampuset amerikane që nga 18 prilli, mes debateve të polarizuara mbi të drejtën për të protestuar, kufijtë e fjalës së lirë dhe akuzat për antisemitizëm.

Ndërsa përleshjet dhe përplasjet me policinë në universiteteve Columbia të New Yorkut, Portland State dhe UCLA kanë tërhequr vëmendjen globale, demonstrata dhe protesta po mbahen gjithashtu në kampuset në disa pjesë të Evropës, duke përfshirë Francën, Holandën, Britaninë dhe Zvicrën.

Megjithëse kërkesat e protestuesve ndryshojnë sipas universitetit, shumica dërrmuese e demonstruesve kanë bërë thirrje që universitetet të distancohen nga kompanitë që mbështesin Izraelin dhe luftën në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme