Pritjet në kufij për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja

Pritjet në kufij për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja

Mërgimtarë të shumtë janë nisur për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

E, ky fluks ka krijuar pritje të gjata tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 4 orë ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë deri në një orë,.

Pritje deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë janë edhe tek pikëkalimi kufitar në Muçibabë, ndërsa pritjet për të dalë janë 3 deri në 5 minuta.

Përveç këtyre dy pikëkalimeve kufitare, pritjet në pikat e tjera për të dalë ose për të hyrë në Kosovë janë të vogla, që zgjasin jo më shumë se 10 minuta.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova