Prezantohet armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës dhe përreth, Policia jem detaje për llojet e sasinë

Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit është prezantuar nga Policia, në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicën e jugut, raporton Ekonomia Online.

Policia e ka sekuestrua 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë.

Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.

Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë, 3 dron, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla,ka thënë se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.

Sveçla, këto detaje i dha nga vendi i ngjarjes mbrëmë, ku mbeti i vrarë rreshteri dhe i plagosur një zyrtar tjetër policor.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi