Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, transmeton Anadolu.

Takimi midis presidentes Osmani dhe ministrit Konakoviq, u realizua në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Osmani.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet më 2 dhe 3 qershor dhe pritet të mbledhë mbi 150 folës nga më shumë se 45 vende të botës, të cilët do të marrin pjesë në më shumë se 30 panele diskutimi.

Kategoritë
LajmeVendi