Presidentja Osmani pret në takim Ambasadorin William G. Walker

Presidentja Osmani pret në takim Ambasadorin William G. Walker

Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun.

Sipas Presidentes Osmani, Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.

“E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka potencuar Presidenjta Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova