– “Të drejtat e njeriut po shkelen. Rishikimi i pajtueshmërisë së Izraelit me marrëveshjen tonë të përbashkët të asociimit ka konfirmuar se kjo është një situatë e papranueshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e përshkroi krizën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe shprehu keqardhje për situatën e të drejtave të njeriut atje, transmeton Anadolu.
“Të drejtat e njeriut po shkelen. Rishikimi i pajtueshmërisë së Izraelit me marrëveshjen tonë të përbashkët të asociimit ka konfirmuar se kjo është një situatë e papranueshme”, tha ai.
Costa tha se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë hapat e mundshëm të mëtejshëm, teksa nënvizoi nevojën për “dialog të sinqertë” me Izraelin.
Komentet e tij erdhën ndërsa udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Bruksel për samitin.
Pas takimit të fundit nën presidencën polake, Costa, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri polak, Donald Tusk, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Lidhur me Gazën, Ursula von der Leyen e quajti situatën humanitare “të neveritshme dhe të padurueshme”, duke kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të ndihmës.