Policët kontrollojnë disa shkolla në Vushtrri, gjejnë thikë, maska e para të falsifikuara

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Gjatë kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Policia ka bërë të ditur se provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale  “Falsifikim i parasë”.

Kategoritë
LajmeVendi